Gjinushi: Do të rrëzojmë diktaturën e re

14/05/2010 18:40

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi deklaroi se opozita ka mbështetjen nga të gjithë vendet e Evropës demokratike në kërkesën e saj për transparencë të zgjedhjeve.

“Do të rrëzojmë këtë diktaturë të re. Në demokraci nuk është pushteti që shkul dhëmbët e opozitarëve, por është opozita dhe populli që do të shkulë dhëmbët e kalbura të kësaj qeverie. Betejën tonë do ta fitojmë së bashku”, u shpreh Gjinushi.

I impresionuar nga turma para kryeministrisë, Gjinushi u shpreh se përpara këtyre protestuesve do të dorëzohej cdo qeveri.

Top Channel