Top Show, Nazarko: Pasojat e grevës bien mbi pushtetin

13/05/2010 00:20

I ftuar në emisionin Top Show analisti politik Mentor Nazarko, pasi foli mbi qëndrimin pajtues, siç tha ai të  LSI-së në krizën politike u shpreh se pasojat e grevës bien mbi atë që është në pushtet dhe se greva prish imazhin e qeverisë Berisha përballë ndërkombëtarëve.

“Në kushte normale oferta e qeverisë është korrekte. Meta dhe LSI ka mbajtur qendrime pajtuese. Duhet theksuar se pavarësisht qëllimeve të njërit apo tjetrit, pasojat e grevës bien mbi atë që është në pushtet. Imazhi që i përcillet ndërkombëtarëve nëpërmjet grevës nuk i bën mirë Berishës dhe vendit. Greva është e vërtetë e zhvilluar para kryeministrisë. Greva nuk dëmton vizat,  vetë Berisha thotë që ne do t’i marrim vizat në fund të vitit. Greva pengon integrimin në përgjithësi. Përgjegjësia rëndon mbi Berishën”, deklaroi Mentor Nazarko.

Ndërkohë në fjalën e tij analisti tjetër i ftuar, Henri Çili u shpreh se kryeministri Berisha di të zgjidhë krizat politike të brendshme dhe se praktikisht në politikën 20 vjeçare shqiptare këmi patur 2 Berishë, ai para 2002 dhe ai pas marrëveshjes më Nanon në 2002-in.

“Berisha zgjidh krizat e brendshme. Kemi 2 Berishë, i pari deri në 2002-in ishte agresiv dhe viktimë e ndërkombëtarëve deri në momentin kur erdhi marrëëveshja e 2002-it me Fatos Nanon. Berisha përpiqet t’i mbajë larg pushtetit të vet ndërkombëtarët. Në të gjitha marrëveshjet e pas 2002-it të Berishës roli i ambasadorëve të huaj ka qënë mjaft e vogël”, tha Çili.

Top Channel