Tiranë, bashkia asfalton provizorisht sheshin

13/05/2010 16:10

Bashkia e Tiranës ka asfaltuar provizorisht një segment në forme L–je  në sheshin ‘Skenderbej ‘, për të lehtesuar  trafikun nga devijimi i qarkullimit  të automjeteve dhe për të shmangur rëndimin e tij kur të bllokohet qarkullimi në akse të tjera hyrëse, për shkak të punimeve.

“Ne kemi asfaltuar pjesën para Pallatit të Kulturës dhe Muzeut Kombëtar për të siguruar vetëm gjashtë vija kalimi për të rritur shpejtësinë e qarkullimit”, thotë Mihail Cico, drejtor i Projekteve në bashki.

Në fazën e finale kur në shesh nuk do të lejohet me qarkullimi i automjeteve, ky asfalt do te shkaterrohet  për t’i hapur rruge shtrimit të sheshit me pllaka. Sipas drejtorit te projekteve ne bashki, nje pjese e sheshit ‘Skenderbej’ do te shtrohet me pllaka guri  te gdhendura, prodhim i vendit, ndersa ne zona te tjera do te kete pllaka ndryshme. Sipas projektit, sheshi ‘Skenderbej’ do të shndërrohet në pedonal.

Top Channel