Tiranë, aksident në autostradë, 2 të vdekur

13/05/2010 23:05

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 22 në Tiranë, ku dy të rinj kanë humbur jetën, ndërsa shoferi i një taksie është plagosur.

Aksidenti ndodhi në kilometrin 6-të të autostradës Tiranë-Durrës. Dy automjetet janë përplasur fort me njëra-tjetrën aq sa, njëra prej tyre, taksia është ndarë pothuajse në dysh.

Në automjetin tjetër ndodheshin dy të rinj, një djalë dhe një vajzë të moshës 18 vjeç që kanë mbetur të vdekur në vend. Ndërsa shoferi i taksisë është dërguar drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e dy të rinjve që kanë humbur jetën, si edhe është duke kryer ekspertizën për të përcaktuar edhe shkaqet e aksidentit.

Top Channel