Rama: Të vendosur në qëndrimin tonë

13/05/2010 13:25

Kryetari i Partisë Socialiste vizitoi sot grevistët, të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku prej disa minutash ndodhet edhe deputetja Ledi Shamku.

Rama reagoi sërish për ndërhyrjen e policisë në protestat nëpër rrethe, duke treguar shfaqjen e shëmtuar të një pushteti, që sipas tij, e ka humbur toruan dhe largpamësinë.

“Ne jemi të vendosur, të bindur dhe të palëkundur në qëndrimin tonë, sepse kërkojmë atë që nuk ka lidhje me luftën për pushtet, por bëhet fjalë për një cështje që është në interesin publik, për ta cliruar vendin nga një sistem i mbyllur dhe jo transparent”, u shpreh Rama për mediat.

Top Channel