Marku: Nuk jemi shprehur për të mos hapur kutitë

13/05/2010 22:50

Në vijim të fjalës së tij në Top Story deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku tha se mazhoranca asnjëherë nuk është shprehur zyrtarisht kundër hapjes së kutivë, por që nuk mund të shkelen parime dhe vendime ligjore.

“Nuk kemi asnjë artikulim zyrtar të mazhorancës se është kundër hapjes së kutive. Mazhoranca është për transparencë, por pa shkeljen e parimeve ligjore. Janë dhënë disa variante të tjera dhe situata nuk është e pashpresë””, tha deputeti Marku.

Ndërkohë që në fjalën e tij kreu i Parisë Demokracia Sociale, Paskal Milo u shpreh se ekzistojnë hapësirat për kompromis jo për hapjen e kutive në 3 qarqe, por në gjithë republikën. Sipas Milos manipulime në zgjedhjet e 28 qershorit ka patur në gjithë Shqipërinë.

“Besoj se ka hapësira për kompromis për hapjen e kutive dhe të materialeve zgjedhore. Nuk është fjala vetëm për të hapur kutitë në 3 qarqe sepse jemi të bindur se manipulimi ka qënë i shtrirë në shkallë Republike. Mbështesim çdo kompromis që çon në transparencën e proçesit zgjedhor. Ka manipulime në gjithë Shqipërinë. Hapja e kutive do të vërtetojë dyshimet që ka opozita”, tha Milo.

Ndërsa në fund të emisionit analisti politik Henri Çili ka adresuar një pyëtje ndaj kreu të Partisë Socialdemokratë, Skënder Gjinushi. “Nëse mazhoranca vendos të hapë kutitë 6 muaj e fundit të 2013 do të pranonit?”. Pyetjes së zotit Çili kreu i PSD-së iu përgjigj se nuk mund të pranohet pasi humb efekti i hapjes së kutive. Nga ana e tij Çili pas marrjes së përgjiges nga zoti Gjinushi tha se opozita nuk njeh zgjedhjet e 28 qershorit, pavarësisht vendimit formal të saj.

Top Channel