Gjinushi: Nesër do vijë goditja e fortë

13/05/2010 21:25

Kreu social-demokrat Skënder Gjinushi ka mbështetur protestat dhe grevën e urisë së opozitës në emisionin “Top Story”, duke thënë se në demokraci gjërat janë të hapura dhe e tillë duhet të jetë edhe vota e shqiptarëve.

“Duke u nisur nga prishja e konsensusit dhe raporti kritik i OSBE/ODIHR-it, opozita ka 9 muaj që proteston. Komuniteti ndërkombëtar njohu që ka një krizë politike dhe pranoi që duhet që institucionet në Shqipëri të rifunksionin, por duke hetuar zgjedhjet. Flasim për një të drejtë kushtetuese dhe jo për shtigje kompromisi”, theksoi Gjinushi.

Më tej, ai shtoi se greva mbështetet nga populli që ka nisur protestat në mbarë vendin. “E djathta i ka konsumuar përpjekjet për ta nohuar këtë krizë. Jemi shumë afër zgjidhjes, një goditje e fortë do jetë nesër. Qeveria ka filluar përdorimin e dhunës dhe ky eshtë një gabim i rëndë”, shtoi kreu social-demokrat.  

Top Channel