E djathta në KiE kundër grevës

13/05/2010 15:25

Presidenti i grupit të deputetëve të qendrës së djathtë në Këshillin e Europës, Luka Volonte’ ka ndarë të njëjtat opinione me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, se situata politike në vend zgjidhet me zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Europës për ndjekjen e rrugës kushtetuese.

Zoti Volonte’ e cilësoi të pajustifikueshëm aksionin politik të kreut të socialisteve, Edi Rama.

“E  ka thene zyrtarisht edhe Keshilli i Europes, nuk e themi vetem ne populloret se opozita duhet bere ne parlament. Vezhguesit e OSBE-se i kane klasifikuar zgjedhjet shqiptare si me te mirat dhe me demokratiket te zhvilluara ndonjehere ne vend. Dhe nga kjo pikepamje, ne planin politik, Rama po gabon, ndersa ne planin institucional po jep pergjigjje absolutisht ne kundershtim me cfare i ka kerkuar Keshilli i Europes. Keshilli i Europes ka thene se opozita behet ne parlament dhe se bojkoti eshte i papranueshem dhe me duket se Rama po ben krejtesisht te kunderten”, u shpreh Volonte’.

Sipas kreut te deputeteve te qendres se djathte ne Keshillin e Europes, edhe greva e urise se socialisteve shqiptare shkon kunder sugjerimeve te bera nga ky organizem per zgjidhjen e krizes politike.

“Kjo inisiative e greves se urise eshte plotesisht ne kundershtim me ate qe Rama na ka deklaruar se deshiron te beje. Sepse te kesh deputete qe hyjne ne parlament, qe  nuk shkojne ne parlament, dhe pastaj te njejtet deputete bejne greve urie, megjithese mund te diskutojne pozicionet e tyre politike ne parlament, me duket nje kontradikte sinqerisht shume e forte per cdo ide demokracie qe ka qofte edhe minimunin e bazave ne vlerat e Keshillit te Europes. Une shpresoj qe Edi Rama dhe Partia Socialiste te demonstrojne pergjegjeshmerine e tyre, te ndjekin sugjerimet qe u ka dhene Keshilli i Europes dhe jo vetem te shkojne here pas here ne parlament, por te kontribuojne ne menyre te perhershme per integrimin europian te vendit dhe t’í rikthejne Partise Socialiste ne Shqiperi ate rol dhe dinjitet politik qe ajo meriton”, theksoi Volonte’.

Top Channel