Diaz “Non Grata” në stadium

13/05/2010 20:00

Cameron Diaz nuk do t’i ndjekë më ndeshjet e bejsbollit të të dashurit të saj, Alex Rodriguez.

Aktorja nuk ka bërë asnjë faj, por sipas drejtuesve të skuadrës, prania e biondes në stadium shpërqendron vëmendjen e lojtarit. Ylli i New York Yankees i ka kërkuar të dashurës që të merret me një hobby tjetër gjatë ndeshjeve të kampionatit.

Por sipas zërave të ndryshëm, ka një arsye tjetër që ai i ka kërkuar të mos e shoqërojë në takimet e kampionatit. “Alex nuk dëshiron që të ndodhë e njëjta gjë si me aktoren Kate Hudson. Ajo shkonte përherë në stadium për ta parë por me pas ata u ndanë”, shprehet një burim anonim.

Top Channel