Celentano refuzon bashkëpunimin me Rai-n

13/05/2010 19:20

Adriano Celentano nuk do rikthehet në ekranin e televizionit publik italian, Rai.

Këtë e bën të ditur bashkëshortja e këngëtarit, Claudia Mori. “Ndoshta tipologjia e emisioneve dhe transmetimeve të Adrianos përmban mes të tjerash edhe pika refleksioni dhe arsyetimi, të ndryshme nga zgjedhjet e televizionit publik gjatë periudhës së fundit”, shton Mori.

Këtë konfirmim ajo e bën në një moment që Celentano ka lënë të hapur mundësinë e një kandidimi të mundshëm për kryebashkiak të Milanos. “Eshtë pak herët për të folur dhe pak e vështirë për t’u realizuar”, tha Celentano gjatë promovimit të librit “Për të arsyetuar”.

Top Channel