Bare: Sakrifica do t’u vlejë fëmijëve

13/05/2010 21:40

Deputeti socialist Besnik Bare i rikthyer në grevë pasi mori ndihmën mjekësore për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ka komentuar momentin kritik.

“Ndenja 48 orë në spital ku kam marrë rreth 14 shishe me sorum dhe pasi u stabilizua tensioni, vendosa të kthehem për shkak të detyrimit që kam ndaj gjithë shokëve dhe i bindur në faktin se po bëj një veprim që lidhet me një domosdoshmëri që ka ardhur sot në Shqipëri, pasi procesi i demokratizimit është ndërprerë”, theksoi Bare.

Sipas tij, kjo sakrificë do t’u vlejë në të ardhmen fëmijëve të gjithë shqiptarëve. “Për herë të parë në historinë shqiptare, një forcë politike në Shqipëri, kërkon të vendosen standarte. Nuk ka ndodhur kurrë në protestat tona, sikurse ka ndodhur kur u pushtua radio-televizioni. Këtu janë futur njerëzit duke vënë shpirtin mbi gjitcka dhe jam i bindur se ky kontribut do t’u vlejë të gjithëve”, përfundoi Bare.  

Top Channel