E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Aktori amerikan, Sean Penn do udhëtojë pas dy muajsh drejt Kubës për të marrë pjesë në një fushatë që mbron të drejtat e homoseksualëve.
Ai është shprehur në mbështetje të fushatës së nisur para shumë kohësh nga Mariela Castro, vajza e presidentit Raul. Lajmin e bëri të ditur vetë Mariela gjatë ditës kubaneze kundër homofobisë që po celebrohet për të tretin vit në ishullin komiunist.
“Pas dy muash do vijë këtu sepse ai është i interesuar të kontaktojë me organizatën tonë”, tha vajza e liderit. Penn ka intervistuar ish presidentin Fodel Castro në tetor të vitit 2009 dhe në vitin 2008 ai i ka bërë një intervistë prej 7 orësh Raulit. Këtë vit aktori ka punuar me një fondacion për rindërtimin e Haitit pas tërmetit të 12 janarit.
Top Channel