Njolla e zezë, Rusia rekomandon shpërthim nuklear
12/05/2010 13:50
Rusia i jep një këshillë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për cështjen e përhapjes së njollës së zezë të naftës në Gjirin e Meksikës.
Sipas Moskës, në ish Bashkimin Sovjetik, humbjet e naftës janë zgjidhur me shpërthime bërthamore të kontrolluara. Lajmin e bën të ditur gazeta ruse “Komsomoloskaya Pravda”. Në të shkuarën kjo metodë është përdorur 5 herë, e para për të mbyllur pusin e gazit në Urt Bulak, në 30 shtator 1966.
Ngarkesa ishte 30 kilotonë, një herë e gjysmë më shumë se ajo e Hiroshimas por u shpërthye në 6 km thellësi. Shpërthimi shtyn shkëmbinjtë në mbylljen e burimit.
Top Channel