Mjedisi, ministrat e rajonit në Budva

12/05/2010 20:40

Në takimin e ministrave të Mjedisit të rajonit që po zhvillohet në Budva, ku ka marrë pjesë edhe ministri shqiptar Fatmir Mediu, është diskutuar mbi reduktmin e efekteve të ndryshimeve klimaterike.

Gjithashtu, një tjetër temë ka qenë edhe ajo mbi nxitjen e projekteve për eficencën e energjisë dhe prodhimin e saj nga burime të rinovueshme.

Në këtë takim dyditor është diskutuar mbi dy projekte konkrete sic është krijimi i parkut ndërkombëtar të alpeve dhe ai i menaxhimit të integruar të burimeve ujore në basenin e Drinit. Këto dy projekte janë pritur me interes nga organizatat ndërkombëtare.

Top Channel