Michael Douglas: Ja cenet e shoqërië amerikane

12/05/2010 09:55

Këto ditë pritet të shfaqet në kinematë amerikane filmi më i fundit i Michael Douglas, i cili ka folur gjatë për subjektin dhe cështjet problematike në jetën amerikane.

“Solitary Man” i drejtuar nga Brian Koppelman e David Levien, ngjan shumë me subjektin e filmit të xhiruar para 20 vitesh nga Douglas, “Wall Street 2”. Personazhi kryesor është një manjat automobilash që pas shumë veprimeve spekulative shkakton një reaksion zinxhir, duke e parë veten shumë pranë burgut. Në fund ai detyrohet t’i kërkojë punë si kamarier shokut  Danny De Vito.

“Ka dicka që i afron dy filmat. Eshtë pyetja që të dy i bëjnë Amerikës. Ku po shkon vendi? Sa janë njerëzit e bindur se paraja është për një shoqëri të tillë një elisir dhe fuqi më e madhe seksuale?”, thotë Douglas.

Në vijim ai shton se personazhi Ben është viktimë e vetvetes dhe e varësive të tij. “Kam xhiruar këto dy filma që japin një portret të shoqërisë konsumatore e populluar nga peshkaqenë të rinj. Konsumizmi është në ADN-në amerikane dhe të dy filmat në fund lënë hije dyshimi. A mund të humbasin veset e tyre meshkujt në një shoqëri dhe në një ekonomi të lirë që kujdesen vetëm për fitimin?”, shton aktori.    

Top Channel