Marschall: Duhet konsensus për luftën antikorrupsion

12/05/2010 10:40

Drejtori i ‘Transparency International’, për Europën dhe Azinë Qendrore, Miklos Marschall kërkoi që në luftën kundër korrupsionit të ketë konsensus, ndaj shprehu besimin se elita politike në Shqipëri do të gjejë një mënyrë për të vazhduar bashkë betejën.

Në një konferencë për shtyp me shefin e qeverisë shqiptare, Sali Berisha, Marschall deklaroi se në Shqipëri, korrupsioni është një cështje tepër e rëndësishme, ndaj duhet bërë shumë për të luftuar këtë fenomen, sidomos në kuadër të reformave.

“Reformat kundër korrupsionit, zhvillohen paralelisht me reforma të tjera, në administratë, në shëndetësi e në fusha të tjera, sepse korrupsioni është reagim i institucioneve që nuk funksionojnë. Korrupsioni nuk është zgjedhje, por e vetmja mundësi për shumë njerëz”, u shpreh Marschall.

Top Channel