Korcë, drejtori i policisë padit Majkon

12/05/2010 20:35

Drejtori i policisë së qarkut të Korcës, Bernard Caushi, ka ngritur një padi penale ndaj deputetit të PS, Pandeli Majko.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Caushi, sipas të cilit padia ndaj deputetit socialist është ngritur me pretendimin për kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë.

“Majko akuzohet për kundërshtim me dhunë të drejtorit të policisë së Korcës”, ka deklaruar Caushi për mediat.

Protesta e nisur sot në rrethin e Korcës nga simpatizantët dhe deputetët e PS degjeneroi në një përplasje të dhunshme me forcat e policisë.

Protestuesit denoncuan se forcat e rendit kishin përdorur gaz lotësjellës ndaj tyre, por Policia e Shtetit e ka hedhur poshtë këtë akuzë.

Top Channel