Durrës, arrestohen protestuesit

12/05/2010 12:05

Janë arrestuar në flagrancë 3 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste në Durrës për protestën e organizuar një ditë më parë.

Ata akuzohen per bllokim rrugesh, ndersa 5 persona te tjere jane shpallur në kerkim. Drejtoria e policisë së Durrësit njoftoi se te ndaluarit jane Afrim Duku 52 vjec, Seit Xhunga, 27 vjec dhe Erion Bregasi 29 vjec, te tre nga Durresi. Ne bashkepunim me prokurorine e rrethit gjyqesor Durres ndaj ketyre personave eshte ngritur akuza e pengimit te qarkullimit te automjeteve gjate protestes se organizuar te Mbikalimi i Shkozetit ne superstrade.

Të ndaluarit jane persona qe moren pjese ne protesten e organizuar nga socialistet nje dite me pare. Shoqerime te ngjashme ka patur edhe ne qytete te tjera. Nderkohe qe ka ardhur edhe reagimi nga deputetet socialiste. Erjon Brace deklaroi paraditen e sotme se kriza politike zgjidhet me mjete politike dhe jo me nenet e kodit rrugor. Socialistet prej disa ditesh po zhvillojne protesta me bllokime rrugesh neper qytete.

 Nderkohe policia ka paralajmeruar se do te ndiqen penalisht ata qe bejne nje gje te tille. Sipas ligjit te ndaluarit rrezikojne gjobe deri ne 3 vjet burgim.

Top Channel