Berisha: Qeveria deri në 2013

12/05/2010 15:55

Kur opozita ka nisur të ravijëzojë këto ditë idenë e daljes nga kriza nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme, për kryeministrin Sali Berisha kjo duket si nje ide e pavend dhe natyrisht e parealizueshme.

Kryeministri nuk foli direkt për këtë cështje në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit të Strategjive, por duke miratuar strategjine kombetare per zhvillim dhe integrim deri ne 2013-en, koha e rregullt e mbylljes se mandatit te dyte, zoti Berisha foli per nje mandat te trete qeverises.

“Së pari, çështjen e monitorimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim për viti 2007 – 2013. Atëherë, kur u hartua kjo strategji, ishte mandati i parë dhe ju jeni dëshmitarë për këtë. Shqiptarët vendosën me votën e tyre të lirë që ne që e hartuam, ne edhe ta zbatojmë. Dhe nga viti 2012, do të hartohet strategjia 2014-2017”, u shpreh Berisha.

Ndersa, pak me heret ne mbledhjen e perjavshme te qeverise, pas miratimit per hapjen e 4 fakulteteve te teknologjise se informacionit, kryeministri Berisha nuk ngurroi te bente batuta me gazetaret per greven e urise, qe ka nisur prej 12 ditesh poshte zyrave te tij.

Top Channel