Vrasja në Elbasan, Tafaj: Ngjarje e rëndë

11/05/2010 10:40

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj është nisur me urgjencë drejt Elbasanit, pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një i ri qëlloi me armë zjarri një maturante dhe më pas vrau veten.

“Kjo është një ngjarje tepër e rëndë. Dua të ngushëlloj familjarët e viktimës dhe nxënësit e shkollës”, u shpreh Tafaj.

Gerta Baja mbeti viktimë e goditjes me armë, gjatë pushimit të orëve të mesimit në gjimnazin e qytetit “Mahir Domi”, nga 19-vjecari Indrit Llambraj. Pas krimit i riu u largua nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, por i gjendur nën rrethimin e policisë i dha fund jetës së tij.

Top Channel