Topi takon ambasadorët

11/05/2010 12:00

Në vijim të takimeve me faktorin ndërkombëtar për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike, Presidenti i Republikës Bamir Topi priti sot paradite ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë,  John Withers.(UPDATE)

Në takim kreu i shtetit shoqërohej nga këshilltari diplomatik Arben Cici dhe ai ligjor Spiro Peci, të ngarkuar që në muajin shkurt për ta asistuar në ndërmjetsimin e parë mes kryeministrit dhe liderit të opozitës. Takimit të Presidentit me ambasadorin Withers iu shtua më pas edhe ambasadori Montobio i Spanjës, vend që mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian. Kjo është hera dytë në më pak se një javë që presidenti takohet me këta diplomatë.

Ajo që dihet për momentin është se palët bien dakort të paktën për kutitë e materialeve zgjedhore. Por grevistët kanë shpallur 6 kërkesa dhe transparenca e zgjedhjeve duket se është vetëm njëra prej pikave.

Takimi i presidentit me diplomatët e huaj vijoi për më shumë se një orë, duke kaluar kështu kohën e parashikuar.

Top Channel