Patozi: Të nisim dialogun në parlament

11/05/2010 12:40

Mazhoranca vazhdon të qëndrojë e palëkundur në qëndrimin e saj përballë protestës së opozitës, të cilën sot kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi e cilësoi si pjesë të axhendës personale të kreut socialist Edi Rama.

“Ne jemi gati për nisjen e dialogut në parlament për të realizuar roformat që ka nevojë vendi. Ofertat tona janë serioze dhe nuk mund të qëndrojnë përballe pretekstit apo retorikës më të cilën socialistët po përpiqen të mbajnë gjallë një kauzë që nuk ekziston”, u shpreh Patozi, në një prononcim për mediat në kryesinë e kuvendit.

Numri një i deputetëve demokratë theksoi se Rama e përjetoi keq humbjen e 28 qershorit dhe tani po vepron me mjete radikale.

Top Channel