Mbështetës të opozitës marshojnë në rrugën e Durrësit

11/05/2010 17:50

Qindra mbështetës të opozitës të ardhur kryesisht nga Dibra dhe Berati po marshojnë në këto momente përgjatë rrugës së Durrësit për të shkuar më pas në bulevardin Dëshmorët e Kombit ku do të zhvillohet edhe protesta e sotme e opozitës.

Manifestuesit mbajnë në duar pankarta të shumta ku kërkohet transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Ndërkohë vihet re një rritje e numrit të forcave blu që përpiqen të kontrollojnë situatën.

Top Channel