Jennifer Lopez synon serish majat

11/05/2010 18:40

Shkëlqeu si muzikante, si aktore dhe si ikonë e bukurisë por për disa kohë u tërhoq nga bota e spektaklit për t’iu përkushtuar familjes.

Jennifer Lopez, mamaja e dy binjakëve tashmë kërkon të rikthehet në maja edhe pse familja qëndron në plan të parë. “Fëmijët e mi janë ende një prioritet”, shprehet ajo në një intervistë për “Vogue”.

Ndërkohë, kengëtarja latine përgatitet të hedhë në treg këtë verë albumin e saj, këtë herë pa logon e kompanisë Sony. “Objekti i ardhshëm është të këndoj live sa më shumë që të jetë e mundur. Dua të kujtohem si një këngëtare e shkëlqyer”, përfundon Lopez.

Top Channel