Helsinki, celet ekspozita e Marubit

11/05/2010 20:45

Në Muzeun e Kulturave të Helsinkit ku janë paraqitur copëza të realitetit shqiptar nëpermjet fotove te Marubit.

Kjo është ekspozita e pare e kësaj gjinie në vendet skandinave. Ekspozita është pjesë e projekteve të Organizatës FAVA, e cila punon për të përmirësuar gjendjet e artit në Shqipëri dhe per t’a bërë të njohur atë në botë. Eshte ideuar nga finlandezja Lea Cristina, bashkëshortja e ish ambasadorit amerikan në Shqipëri, e cila gjatë qëndrimit të saj në vendin tonë, u njoh edhe me punët e Marubit dhe vendosi t’i cojë ato në Finlandë për të treguar një pjesëz të kulturës shqiptare.

Ekspozita, e cila u cel nga konusllja e pergjithshme e nderit ne Finlande, Liliana Verdha, eshte e perbere nga rreth 70 foto te Marubit, te ndara ne tre kategori; ato te portreteve, te veshjeve tipike dhe te peisazheve shqiptare. Pjese e saj ishin edhe objekte ballkanase, nje pjese e te cilave shqiptare.

“Me duket shume terheqese, sepse ka nje influence te forte te te gjithave kulturave te Shqiperise, por edhe ato europiane. Keto foto jane si dritare te Shqiperise se vjeter”, shprehet fotografi Hannu Sinisalo. Arkitekti i sapodiplomuar Elian Stefa paraqiti dokumentarin “Kerpudha cimentoje”, pjese e projektit “Concrete Mushrooms”, qe trajton mundesite e ndryshme per te kthyer bunkeret ne objekte turizmi e jo vetem. Ekspozita do te qendroje e hapur ne Helsinki deri ne fund te vitit me mundesite per te levizur me pas edhe drejt Amerikes dhe Danimarkes.

Top Channel