Greva, një protestues dërgohet në spital

11/05/2010 14:30

Në ditën e 11-të të grevës së urisë para selisë së qeverisë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, një tjetër protestues dërgohet me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Petrit Kalemaj nga Patosi është nisur me ambulancë drejt Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, pasi ekipi i mjekëve brenda cadrës vlerësoi se ai kishte nevojë për ndihmë më të specializuar.

Gjatë ditës së sotme në spital u dërguan edhe dy grevistë të tjerë, mes të cilëve deputeti Asllan Dogjani, i cili shfaqi probleme kardiake.

Top Channel