Greva e urisë, tjetër protestues në spital

11/05/2010 11:30

Në ditën e 11-të të grevës së urisë që po zhvillohet në cadrat e ngritura para kryeministrisë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, gjendja e një tjetër protestuesi është rënduar mjaft, duke detyruar mjekët që ta dërgojnë atë me urgjencë në spital.

Artmir Ahmetaj është grevisti i parë i ditës së sotme që lë protestën për shkak të rëndimit të gjendjes shendetësore.

Një ditë më parë katër protestues u dërguan në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, mes të cilëve edhe deputeti socialist, Besnik Bare.

Top Channel