Tiranë, zjarr në një fabrikë pranë doganës

10/05/2010 16:10

Zjarri ka përfshirë një punishte polisteroli pranë Doganës së Laprakës në periferi të Tiranës duke shkaktuar një re të madhe tymi.

Sipas informacioneve të fundit, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vënë nën kontroll flakët në ndërtesë.

Nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërkohë që shkaqet e zjarrit në punishte janë të panjohura.

Top Channel