Harry në lot, i ngordh kali Ponny

10/05/2010 10:00

Tabloidi “Mail on Sunday” ka publikuar disa foto të princit Harry të zhytur në lot pak minuta pasi kali i tij ponny, Drizzle ngordhi.

Ngjarja ndodhi gjatë një ndeshjeje polo në Coworth Park të Berkshire. Pak minuta pas fotografisë, kali 10-vjecar ndërroi jetë në moshën 10-vjecare për shkak të një ataku në zemër në sytë e vëllait të Harry-t, William.

“Harry kuptoi menjëherë që dicka nuk po shkonte prandaj e nxorri Drizzle jashtë fushës, por pak minuta më vonë ndërroi jetë.  William dhe Harry u mërzitën shumë duke shpërthyer në lot. Të gjithë i thamë së nuk ishte faji i tij por Harry nuk arrinte të gjente paqe”, shprehet një burim anonim.

Drizzle që ishte rritur në fermën e Highgrove, ishte një kafshë e vecantë për djemtë dhe më parë ka luajtur ndeshje polo edhe me princin Karl.

Top Channel