Fier, qyteti tri ditë pa ujë

10/05/2010 08:35

Qyteti i Fierit dhe rrethinat e tij prej tri ditësh po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Në Drejtorinë e Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Fierit sqarojnë se situata ka ardhur për shkak të një defekti në rrjetin shpërndarës nga vendburimet e Kafarajt.

Ndërsa deklarohet se po ndërhyhet për riparimin sa më shpejt të defektit, drejtuesit e Ujësjellësit shprehen se uji ka ardhur në pjesën më të madhe të qytetit. Por ky fakt ende nuk pranohet nga banorët e qytetit, që vijojnë të ankohen për mungesën e ujit dhe po u drejtohen dyqaneve për ta blerë atë.

Po ashtu drejtuesit e Ujësjellësit shprehen se do të nisin kontrollet në të gjithë rrjetin shpërndarës, pasi dyshohet se fermerët mund të cenojnë linjën për vaditje. Ndërkohë që janë paralajmëruar kontrolle edhe nëpër pikat e lavazheve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA