Balla-Berishës: I ke ditët e numëruara

10/05/2010 19:15

Deputeti grevist i PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha që të heqë dorë nga presionet.

Duke e thirrur kreun e qeverisë me termin “kavalier”, Balla është shprehur se nisma e PS nuk ka kthim pas pa u bërë transparenca e zgjedhjeve.

“Zoti kavalier, të dëgjova sot tek u përpoqe t’i bëje presion mjekëve që të na mbajnë gjallë, por unë të kam parë në sy kur ti qesh si kalama. Presionet e tua ne nuk na trembin. Rruga jonë nuk ka kthim prapa. Rruga jonë përfundon në ditën kur Shqipëria do t’i kthehet demokracisë”, ka pohuar Balla.

Më tej deputeti i opozitës ka paralajmëruar kryeministrin që të bëjë transparencën e zgjedhjeve, në të kundërt më 14 maj do të përballet me protestën më të madhe që ka njohur ndonjëherë vendi.

“Zoti kavalier, ti po saboton integrimin e Shqipërisë dhe liberalizimin e vizave. Je ti kavalier me Gërdecin, fazllicin, etj. Zoti kavalier, i ke ditët e numëruara pasi më datë 14 shqiptarët, jo 200 mijë por 1 milion, do t’i drejtohen Tiranës për të të treguar vendin, o njeri i papërgjegjshëm”, ka shtuar Balla.

Top Channel