10 Maji, Drejtesia e “manget”

10/05/2010 17:35

10 maji është dita kombëtare e drejtësisë pasi në 1913 qeveria e “Ismail Qemalit” shpalli ne kanunin e zhurise, krimin e gjykatave te para. Pothuajse nje shekull me vone si eshte gjendja e drejtesise shqiptare?

Aktualisht Gjykata e Larte po gjykon ende ceshtje te 2007 dhe 2008 krize kjo qe u krijua ne 2008 menjehere pasi ne ate kohe perfundoi mandati i gjashte anetareve duke sjelle edhe veshtiresi ne krijimin e kolegjeve. Por pas zevendesimit te tyre, situata duket se do te perseritet. Ne Gjykaten  e Larte tre kolegjet njeri penal dhe dy civilet kane kater anetare qe u ka mbaruar mandati dhe sipas ligjit nuk mund te qendrojne me ne kete detyre.

Me mandat te perfunduar jane Perikli Zaharia, Spiro Spiro, Irma Bala dhe Evgjeni Sinoimeri. Ne kete menyre Gjykata e Larte eshte prekur sikurse edhe gjykatat e shkalleve me te uleta nga precedenti  i zvarritjes se nje procesi. Ne krize pritet te kaloje ne fund te majit edhe Gjykata Kushtetuese e cila do te mbetet vetem me tre anetare, perfshi kryetarin dhe dy anetaret Vitore Tusha dhe Sokol Berberi. Per momentin ne Gjykaten Kushtetuese u ka mbaruar mandati Sokol Sadushit, Fehmi Abdiut dhe Kujtim Putos. Ne 25 maj u perfundon edhe gjyqtareve Xhezair Zaganjori dhe Petrit Ploci. Por ne kundershtim me ligjin e Gjykates se Larte ku thuhet se anetarit te Gjykates se Larte i mbaron automatikisht mandati dhe detyra, nje anetar i Gjykates Kushtetuese qendron ne detyre derisa vjen pasardhesi.

Ngerci qe do te krijohet ne kete gjykate eshte kur t’i perfundoje mandati edhe kryetarit i cili llogaritet te zgjidhet vetem nga tre pjesetare qe do te jene me mandate. Nga ana tjeter edhe Keshilli i Larte i Drejtesise ka pa mandate kater anetare, ceshtje kjo qe prej nje viti nuk po gjen zgjidhje per shkak te mos kalimit te ligjit te konferences gjyqesore qe duhet te miratohet me shumice te cilesuar.

Top Channel