Tjetër person lë grevën
09/05/2010 16:30
Një tjetër grevist lë grevën e urisë para kryeministrisë për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Bëhet fjalë për shtetasin 40 vjeçar Kujdesi Basha nga fshati Shtiqan i Kukësit i cili u transportua për në spital rreth orës 16:00.
Sipas grupit mjekësor pranë grevistëve Basha ka patur komplikacione shëndetësore si pasojë e grevës së urisë. Ai vuante gjithashtu edhe nga tensioni.
Kujdesi Basha bëhet grevisti i tretë që lë çadrat për ditën e sotme, pas largimit të një tjetër shtetasi pas mesnate dhe anëtares së PS-së, Elisa Spiropali në orët e paradites.
Top Channel