Deputeti Socialist, Pandeli Majko ka folur para protestuesve të mbledhur në bulevard duke e krahasuar ditën e sotme me atë të rreth 50 viteve më parë kur Europa mposhti fashizmin.
“9 Maji i këtij viti vlen të festohet dhe të kujtohet me krenari nga të gjithë ne. 9 majin ne kemi të drejtë ta kujtojmë me respekt dhe krenari sepse jemi ndër të vetmit që e liruam vetë vendin tonë. 9 maji na bën thirrje për t’i dhënë fund kësaj historie, maskarade e hipokrizie. Hapni kutitë dhe na lini varret rehat, ky është kujtimi, kjo është krenariaâ€, theksoi Majko.
Ai shtoi se grevistët po japin shembullin me dinjitoz të të drejtës për liri. “Ka vetëm një popull që me votën e tij do vendosë kush dhe si do ta qeverisë këtë vend. Kjo është arsyeja që sot jemi këtu përballë tyre, në cadrën e lirisëâ€, përfundoi Majko.Â
Top Channel