Kryetari i shoqatës së ish të të përndjekurve politikë, Kurt Kola ka dalë në mbështetje të opozitës gjatë protestës së paraditës së sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ai e ka cilësuar marrëveshjen me kryeministrin Berisha si një “marrëveshje me djallin”.
“Kam dalë këtu në emër të të pushkatuarve, në emër të atyre që sakrifikuan për demokraci. Dal këtu në emër të të burgosurve politikë që luftuan dhëmbë për dhëmbë kundër komunizmit. Dal këtu në emër të të internuarve për votën e lirë, demokracinë dhe lirinë”, është shprehur Kola.
“Marrëveshja me Sali Berishën është një marrëveshje me djallin. Me Saliun ka vetëm një marrëveshje të hapet kutia e Pandorës dhe të dalin krimet e tij 20 vjeçare”, theksoi Kola.
Top Channel