Dule: Qeveria po na mban larg BE-së
09/05/2010 11:20
Kreu i Partisë për Lirinë dhe të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka folur para protestuesve duke thënë se qeveria po e largon përditë e më shumë vendin nga Bashkimi Europian.
“Ne akoma nuk jemi as anëtarë as kandidatë. Ne na kanë lëtë në të fundit, jo se nuk na duan e nuk i duam, por na ka lënë në fund qeveria jonë”, theksoi Dule. Sipas tij, protestat e opozitës do ta cojnë shumë shpejt Shqipërinë në Europë.
“Ne do behemi qytetarë të denjë dhe të barabartë të kësaj Europe. Jemi ne që do organizojmë zgjedhje të reja e të ndershme. Jemi ne që do ndërtojmë qeverinë e qytetarit europian”, përfundoi Dule.
Top Channel