Berisha: Vendi nuk është në krizë

09/05/2010 19:20

Kryeministri Berisha pasi ka përuruar segmentin e parë rrugor të unazës në Paskuqan si edhe mbylljen e fazës së parë të ujësjellësit të ri të kësaj komune, ka deklaruar se Shqipëria nuk ka krizë.

Ne lidhje me grevën e deputetëve socialiste, Berisha është shprehur se kriza zhvillohet vetëm në psiqikën e tyre. Shqipëria tha Berisha është vetëm në ndërtim dhe jo në krizë.

Kryeminstri tha gjithashtu se në 1 korrik të këtij viti Shqipëria do të njohë rritjen më të madhe të pensioneve dhe rrogave në historinë e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA