Vlorë, nis sezoni turistik

08/05/2010 16:40

Gjate mbremjes se djeshme rruget e Vlores kane qene nen atmosferen e festes se celjes se sezonit turistik.

Janë zhvilluar shume aktivitete, duke filluar me pjesëmarrjen e 100 motorristeve te ardhur nga e gjithe Shqiperia si dhe nga trevat shqiptare si Maqedoni, Kosove, Mali i Zi, te cilet kane pershkuar bulevardin Vlore -Skele duke performuar dhe nje spektakel motorrash te ndryshem.

Po ashtu ne sheshin e Skeles, cirku italian ka shfaqur per qytetaret e Vlores nje program.

Gjithashtu jane zhvilluar edhe disa koncerte me muzikante vendas dhe te huaj. Zyrtarisht sezoni turistik ne Vlore eshte celur sot.

Top Channel