Sarandë, hapet sezoni turistik

08/05/2010 18:35

Skaji më jugor i jugut qyteti i Sarandës ka celur sot sezonin turistik. Në panairin festiv të organizuar në shëtitoren kryesore u ekspozuan stenda me punime të banorëve të zonës me në qendër promovimin e turizmit.

Pikërisht nga shëtitorja kryesore e qytetit të Sarandës ku është kryer edhe ceremonia zyrtare e celjes së sezonit zëvendësministri i Turizmit Nikollë Lesi garantoi për një verë më të mbarë këtë vit.Lesi bëri të ditur se për herë të parë po bëhen përpjekje për të tërhequr turistët rusë dhe polakë.

Saranda është një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit në Shqipëri. Me 300 ditë me diell përgjatë vitit ajo garanton një sezon të gjatë por cdo vit sfidat e lidhura me shërbimet, pastrimin e plazheve, koston e lartë të akomodimit dhe problemet e lidhura me menaxhimin e fluksit turistik kanë bërë që më së shumti të vizitohet nga turistë njëditorë.

Top Channel