Sarah Jessica Parker nuk ka pengje

08/05/2010 13:20

Nuk ndjen asnjë keqardhje për raportet e kaluara apo për moshën 20-vjecare.

Sarah Jessica Parker sot e di se cfarë është dashuria e vërtetë, ndaj për atë cfarë ka kaluar ndjen vetëm respekt.

Ylli 45-vjecar i ‘Sex and the City’ nënë e tre fëmijëve, James 7 vjec dhe binjakët Tabitha e Marion, 10 muajsh, është shumë e lumtur me bashkëshortin e saj Matthew Broderick. Gjatë jetës së saj ka mësuar shumë edhe prej lidhjeve të mëparshme.

“Kur je i ri e kalon cdo gjë më kollaj. Kur ke fëmijë dhe ke investuar shumë për familjen, atëherë situatat janë më të komplikuara”, u shpreh Sarah.

Aktorja thotë se lufton cdo ditë për të ruajtur ekuilibrin e duhur mes të qënit grua, nën dhe grua në karrierë.

Top Channel