Rama viziton grevistët në QSUT

08/05/2010 13:35

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vizituar në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ tre persona, të cilët dolën nga greva e urisë për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.

Deri tani ka shkuar në 10 numri i personave që i janë drejtuar ndihmës së mjekëve për shkak se rëndimit të gjendjes shëndetësore. Njëri prej tyre Demo Muhaj, pas kurimit në spital është rikthyer sërish në grevë për të vazhduar protestën e tij.

Greva e urisë është në ditën e tetë të saj dhe askush nuk ka ndërmend të tërhiqet deri në plotësimin e kërkesave nga  qeveria për transparencë të zgjedhjeve.

Top Channel