PS, 10 protestuesit që kanë lënë grevën

08/05/2010 11:50

Një tjetër person është detyruar të ndërpresë grevën e urisë para kryeministrisë, i treti për ditën e sotme, pas rëndimit të gjëndjes shëndetësore.

Sipas informacioneve të fundit, para pak castesh personi në fjalë është hipur në autoambulancë dhe është dërguar për në QSUT.

Më herët gjatë ditës, dy persona të tjerë lanë grevën, 29 vjecari nga Prrenjasi Klodian Rira dhe një 30 vjecar nga qarku i Fierit.

Me këto tre raste shkon në 10 numri i protestuesve për transparencën e zgjedhjeve që kanë lënë grevën e urisë.

Top Channel