Meidani kritikon nisjen e grevës

08/05/2010 08:40

Ish-presidenti Rexhep Mejdani deklaroi dje nga Prishtina se ai ishte në mënyrë të prerë kundër grevës së deputetëve socialistë dhe simpatizantëve të kësaj partie.

Siç njofton zyra e shtypit pranë LSI-së, përgjatë një ligjërate të mbajtur përpara studentëve të universitetit privat “Fama”, në Kosovë, socialisti Mejdani theksoi se futja e grevës së urisë si element në protestën e PS-së për hapjen e kutive është një element i cili nuk i shërben stabilitetit demokratik të vendit.

“Për rastin konkret mendoj se është më shumë sesa nevoja që ky proces transparence të gjente përgjigjen e duhur qoftë përmes dinamikës, qoftë përmes ndërhyrjes së institucioneve të tjera, apo rritjes së ndjeshmërisë qytetare. Këto elemente janë realizuar përgjithësisht. Ky element i fundit për mendimin tim është i tepërt dhe mund të sjellë shqetësime relativisht serioze për zhvillimet demokratike dhe për stabilitetin politik dhe ekonomik në Shqipëri”, deklaroi Mejdani.

Po nga ana tjetër, ish-presidenti deklaroi se kërkesa e Partisë Socialiste për hapjen e kutive është e drejtë dhe e justifikuar.

Top Channel