Lushnjë, inaugurohet spitali

08/05/2010 16:20

Ministri i Shëndetësise Petrit Vasili ka prerë shiritin e inaugurimit te godines se rikonstruktuar te spitalit Lushnje. Njekohesisht me kete rast eshte vendosur emri i ketij spitali, ai i doktorit Ihsan Cabej mjek patolog i cili ka punuar per 40 vjet ne kete spital.

Pas prerjes se shiritit te inagurimit jane vizituar disa nga pavionet e ketij spitali. Rikonstruksioni i godines se vjeter te patologjise eshte bere i mundur me fondet e qeverise shqiptare.

Punimet kane nisur ne 2006 dhe mbaruan ne 2010. Ne fazen e dyte spitali do te pajiset ne bazen e hotelerise.

Top Channel