Greva, PD: Rama po shkel ligjet dhe konventat

08/05/2010 13:50

Partia Demokratike akuzon kryetarin socialist Edi Rama se po shkel ligjet dhe Kushtetutën si dhe Konventat e Gjenevës dhe vendimet e Strasburgut lidhur me grevat e urisë.

Sipas zëdhënëses së PD-së, Erla Mëhilli, Edi Rama dhe kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci po vazhdojnë të bllokojnë shërbimin zyrtar shëndetësor për grevistët, duke vepruar në kurriz të shëndetit të njerëzve.

“Partia Demokratike i kërkon zotit Rama të bëjë transparencë urgjente, të lejojë ekipet zyrtare shëndetësore të kontrollojnë shëndetin e grevistëve, të mos ketë frikë nga transparenca e gjendjes shëndetësore të tyre sikundër paralajmëron se për cdo cënim të shëndetit të grevistëve përgjegjësia ligjore do të jetë e tij në rradhë të parë por dhe e atyre militantëve mjekë”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Top Channel