Durrës, nis mbjellja e pemëve te ish-Këneta

08/05/2010 17:05

Nisma per gjelberimin e ambienteve publike te qytetit bregdetar ka mberritur dhe ne zonen informale te ish-Kënetes.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka marrë pjesë në mbjelljen e pemëve në rrugën e re te kesaj zone qe popullohet nga afro 40 mije te ardhur nga rrethe te ndryshme te vendit.

Përgjatë kësaj rruge në zonën e ish-Kënetës po mbillen 400 pemë të llojit rrap. Kryebashkiaku ftoi qytetaret dhe bizneset t’i bashkohen kesaj nisme per nje Durres me te gjelbert dhe me pak ndotje.

Mbjellja e pemëve në sajë të nismës së Bashkisë “Një jetë një pemë” ka patur një shtrirje të gjerë në të gjithë Durrësin. Sezonin e kaluar Bashkia e Durrësit ka mbjellë rreth 1100 pemë të llojeve të ndryshme ndërsa në sezonin aktual Bashkia ka vazhduar me intensitet  punën dhe do të mbjellë në sezonet e mbjelljes gjatë këtij viti 1300 pemë të llojeve të ndryshme.

Top Channel