Rama: Hetimi i zyrtarëve, të hiqen pengesat

07/05/2010 09:45

Në Tiranë po zhvillohet një takim i 6 njësive të task forcës kundër krimit ekonomik, ku merr pjesë edhe kryeprokurorja Ina Rama.

Në fjalën e saj numri 1 i institucionit qëndror të akuzës ka deklaruar se prokurorët duhet të kenë më shumë lehtësi në hetimin e zyrtarëve.

“Të kalojmë pengesat që hasim në hetimin e zyrtarëve të lartë”, ka deklaruar Ina Rama.

Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode, i pranishëm në takim, është shprehur se qeveria ka dhënë gjithë mbështetjen e saj për njësitë task forcë.

“Zyra e parandalimit të pastrimit të parave ka bllokuar 4 milionë euro dhe ka dërguar për hetim 190 raste”, ka pohuar Bode.

Top Channel