PS: Nxënësit me dhunë në miting

07/05/2010 16:00

Opozita akuzon drejtuesit e arsimit se kane perdorur nxenesit per te organizuar mitingun para bashkise se kryeqytetit. Deputetja e Partise Socialiste Vasilika Hysi ka vizituar disa shkolla ne Babrru dhe prane Kodres se Kuqe, dyert e se cilave kane qene te mbyllura.

“Fëmijët e shkollës ‘Kodra e Kuqe’, ‘Gramoz Palushi’ janë nisur në qendër të Tiranës. Kur i pyetëm nxënësit ata na thanë se ishin sjellë me forcë ndaj atyre që janë në grevë urie për liritë dhe të drejtat e njeriut. I bëj thirrje Topallit dhe Berishës t’i japë fund përdorimit të fëmijëve nëpër mitingje dhe antimitingje”, u shpreh Hysi.

Sipas deputetes se Partise Socialiste, mesuesve u eshte bere presion qe te marrin pjese ne proteste, ndersa nxenesve u eshte thene se do te shkojne ne feste.

Zonja Hysi i ka bere thirrje orgazatave te shoqerise, civile, por edhe perfaqesuesve te mazhorances qe te moskeqperdorin nxenesit per ceshtje politike, dhe per antimitingje, duke i shperngulur nga vendi, ku ata duhet te arsimohen.

Top Channel