PPE mbështet Berishën

07/05/2010 01:15

Pak përpara mitingut të opozitës, në një deklaratë të Partive Popullore Europiane, shprehet mbështetje e plotë për kryeministrin Berisha dhe përpjekjet për forcimin e demokracisë dhe integrimin në Bashkimin Europian.

Partitë popullore, sipas deklaratës i kërkojnë opozitës socialiste të pranojë rezultatet e zgjedhjeve dhe shprehin keqardhje të madhe për sjelljen e opozitës, që kërkon të mbikalojë instrumentat ligjore për hapjen e kutive.

Partitë popullore kërkojnë nga opozita të respektojë ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe po ashtu sipas deklaratës shprehin shqetësim për qëndrimet e zotit Rama dhe grevën e urisë. Prandaj, mbyllet deklarata, Partitë popullore kërkojnë ndalimin e grevës, të bojkotit të parlamentit dhe fillimin e dialogut konstruktiv në parlament.

Top Channel