Mission Impossible, Bird regjisori i serisë VI

07/05/2010 10:45

Brad Bird, regjisor i filmit të suksesshëm 3D “The Incredibles”, do të jetë regjisor i serisë së katërt të sagës “Mission: Impossible” me protagonist Tom Cruise.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ylli i kinematografisë amerikane. “Gjithcka është firmosur. Brad do ta bëjë filmin”, ka deklaruar Cruise për revistën “Empire”.

Ndërkohë, Paramount Pictures ka konfirmuar pjesëmarrjen e Cruise në film, në të cilin do të bashkëpunojë edhe JJ Abrams, regjisor i “Mission: Impossible III”.

“Unë dhe JJ kemi një bashkëpunim shumë të mirë, që sa vjen e zgjerohet”, ka deklaruar protagonisti i sagës së spiunazhit.

Top Channel